Manchester United është duke hasur problem në periudhën e fundit. Rikthimi I tyre në sezonin e rri nuk është se e vendosi ekipin më të sigurt. Ata edhe pse me disa ndryshime gjatë merkatos së verës nuk mund t’ia dilnin në një prezantim më të mirë. Shkaktar për formën e tyre është parë Ruben Amorim. Trajneri I cili është vendosur pas kritikave në humbjet e pësuara në ndeshjet e Premier Ligës.
Katër ndeshje kanë dhënë vetëm katër pikë dhe kjo e bën shumë më shqetësuese formën e tyre. Humbja e tyre e fundit përballë Manchester City e ka bërë shumë më shqetësuese gjendjen e tyre. Mbështetësit dhe një grup lojtarësh janë duke kërkuar për zvendësimin e Amorim. Kjo do të sjellë dhe një mundësi për zvendësimin e tij në këtë nisje sezoni.

Testimi I tij pritet të jetë në tre ndeshjet e ardhshme. Mes Chelseas, Brentfordit dhe Sunderlandit ai do të ketë mundësi që të testojë më tej formën e tij të lojës. Në të kundërt do të vijë dhe shkarkimi I tij nga djajtë e kuq. Media të ndryshme kanë bërë të ditur se në rast të kundërt do të vijë dhe zvendësimi I tij. Janë pesë emra që mendohet se do të jenë zvendësit të tij në këtë largim. Oliver Glasner, Marco Silva, Andoni Iraola, Gareth Southgate dhe Mauricio Pochettino.
Mes tyre ende nuk dihet se cili do të jetë I përzgjedhur por është bërë e qartë se në fund të rezultateve të tre ndeshjeve do të ketë një lëvizje. Deri më tani asgjë nuk është qartësuar në lidhje me përzgjedhjen.



