PSG tregohet luftarake në mbrojtjen e titullit

PSG tregohet luftarake në mbrojtjen e titullit

Paris Saint Germain, arriti të tregojë një formë mjaft të mirë në daljen e tyre të parë në këtë sezon Champions League. Ekipi francez I cili në këtë sezon kërkon të mbrojë titullin është I gatshëm që të sjellë një tjetër formë. Qëllimi I tyre dukshëm u tregua dhe në ndeshjen e djeshme me Atalantën. Ekipi arriti të sigurojë një fitore 4-0 lehtësisht duke mundësuar kështu ecurinë e tyre në këtë grup.

Që në minutat e para ata u panë mjaft të interesuar për të sjellë një formë shumë më të mirë. Me vetëm tre minuta lojë të zhvilluar ata mundën të shënonin dhe golin e parë të kësaj sfide. Ruiz I cili ishte në qendër të këtij aksioni, krijoi hapësirën e duhur për Marquinhos I cili mundi të ndryshojë këtëo shifra.

PSG tregohet luftarake në mbrojtjen e titullit
PSG tregohet luftarake në mbrojtjen e titullit

Atalanta në krahun tjetër ishte ajo e cila kërkoi të reagonte në këtë sfidë. Ekipi shpesh tentoi por ishte pa një finalizim të aksionit të saj. Në minutën e 39 u shua dhe magjia e Kvaratskhelias, gjorgjiani përmes një goditje mjaft të fuqishme arriti të ndryshojë rezultatin e kësaj sfide.  U deshëm përsëri disa minuta përpara pushimit që ata të kishin mundësi të ndryshonin më tej rezultatin e kësaj sfide.

Por, me një aksion I cili nuk përfundoi si duhet për Barcola, ata lejuan ekipin Italian që të shpresonte më tej pas rikthimit. Pjesa e dytë risolli dhe një herë një dominim të plotë të tyre në këtë sfidë. Francezët arritën të shënonin dhe dy gola të tjerë duke e cuar rezultatin final në 4-0.