Luka Modric ka marrë një vlerësim jashtë fushe, ku është cilësuar si shembulli më I mirë I jetgjatësisë sportive. Një vlerësim I tillë ka ardhur pikërisht prej Antonio Pinutus I cili ka qenë përgatitës atletik dhe ka punuar për kohë të gjatë krah tij. Disa vite në Real Madrid e bënë atë që të vinte në djeni për këtë formë mjaft të mirë të lojtarit të tij.
Pintus I cili ka dhënë një intervistë për mediat sportive ka theksuar se suksesi I kroatit nuk ka të bëjë aspak me rastësinë. Është pikërisht një rast I cili vjen si rezultat I jashtëzakonshëm I një pune mjaft të mirë që ai arrin të bëjë në përditshmërinë e tij. Sipas tij, Modric ka mundur të ndërtojë një disiplinë mjaft strikte sa I përket stërvitjes. Program I saktë dhe I përditshëm fizik, ushqyerje me vlerat e duhura dhe një rikuperim I plotë.

Ndër të tjera në këtë formë të tij të përditshme, ndikon dhe metaliteti I tij I cili e bën lojtarin të mos jetë asnjëherë I kënaqur. Duke kërkuar më shumë nga vetja ai arrin një perfeskion gjithnjë e më të lartë në formën fizike. Pikërisht sipas tij ndryshimi mes lojtarëve të klasit botëror dhe lojtarëve të tjerë është mënyra e tyre e të menduarit. Ndaj dhe Modric ka treguar një virtyt pune të pashmangshëm duke sjellë kështu një formë mjaft të mirë në vazhdim. Ekulibri I tij I forcës dhe qëndrueshmërisë e ka bërë që lojtari të jetë dhe larg dëmtimeve për një kohë të gjatë.



