Alonso, pikas yllin e Liverpool si përforcim në Real Madrid

Alonso, pikas yllin e Liverpool si përforcim në Real Madrid

Mesfusha është një pikë e rëndësishme që Alonso ka si detyrë për të rikrijuar. Tashmë, në këtë sezon që ai ka marrë drejtimin është shprehur I gatshëm për të sjellë ndryshimin e nevojshëm. Në radarin e tij është vendosur ylli I Liverpool si një përforcim I cili do të sjellë frymën e duhur në ekipin spanjoll. Ryan Gravenberch, është lojtari që Alonso ka konsideruar si një afrim I mundshëm sezonin e ardhshëm.

Holandezi I cili është një figurë kyce në Liverpool, madje I vlerësuar dhe nga Arne Slot ka mundur të shihet si një afrim I duhur. Kërkesa e tij për të sjellë këtë afrim është drejtuar dhe ndaj Florentino Perez për ta bërë sa më të afërt një kalim të tillë. 23 vjecari duket se është vendosur në një moment mjaft të mirë në karrierën e tij. Ishte pikërisht transferimi I tij drejt Liverpool, që ritheksoi dhe një herë formën e tij mjaft të mirë.

Alonso, pikas yllin e Liverpool si përforcim në Real Madrid
Alonso, pikas yllin e Liverpool si përforcim në Real Madrid

Më herët ai ishte vendosur në Bayern Munich duke mos pasur hapësirën e duhur dhe mjedisin e favorshëm. Duket se karriera e tij atje ishte në një ngërc. Do të duhej transferimi I tij drejt anglisë për të shënjuar kështu një shpërthim në karrierën e tij. Performanca e tij në ndeshjen e Atletico Madrid shënoi një hap që bëri të mundur dhe vlerësimin e tij si opsion në Real Madrid. Dhe pse deri më tani nuk ka një hap nga asnjë prej ekipeve në lidhje me një transferim të mundshëm të tij.