Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane në daljen e tij me bavarezët ka mundur të vendosë një tjetër rekord në këtë kompeticion. Ai është bërë lojtari anglez i cili ka më shumë kontribut, në golat e shënuar pjesë e këtij kompeticioni. Kështu, Kane arrin të shënojë historinë në këtë Champions.
Sfidën e djeshme bavarezët arritën të siguronin një fitore tepër të rëndësishme. Ndeshja e tyre e parë në këtë sezon solli përballje me Chelsea. Por, gjermanët arritën në këtë sfidë që të ruajnë mjaft mirë pozitën e tyre duke marrë fitore 3-1. Kane në këtë ndeshje arriti të realizojë 2 gola duke e cuar numërin e golave të tij në këtë kontribut në dy të tilla. Kështu që kontributi i tij në këtë kampionat është në 53 të tilla. Ku nder to janë 42 gola dhe 11 asistime të shënuara prej tij.

Në këtë arritje të re të vendosur ai ka mundur të mbivendoset ndaj David Beckham. I cili e mbylli karrierën e tij me 52 kontribute në Ligën e Kampionëve. Por, persëri ajo që e ben këtë rekord të rri të Kane shumë më interesant janë dhe numëri i ndeshjeve të zhvilluara. Atij i janë dashur vetëm 58 takime, ndërsa për Beckham janë dashur gati dyfish, 107 takime. Kanë qenë daljet e tij me Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG.
Kanë ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë, ku ka treguar një performacë të lartë dhe të ketë mundësi të vendoset më tej. Në nisje të këtij sezoni Champions duket optimist për arritjen e rekordeve të reja.



