Lorik Cana I cili në karrierën e tij ka pasur dhe shiritin e kapitenit të Sunderlandit, ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin. Në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar ekipi përballë Aston Villës, Cana ka qenë I pranishëm për të shprehur mbështetjen e tij. Mbështetje e cila vjen njëherësh dhe për kapitenin actual të ekipit, Granit Xhaka.
Cana në fillimin e ndeshjes ka dalë në fushë për të dhënë mbështetjen e tij dhe për të treguar që klubi ka një pjesë të rëndësishme në karrierën e tij. Koecidencë, është që në këtë rikthim të tyre në Premier Ligë, kapiten është një tjetër futbollit I njohur shqiptar. Granit Xhaka I cili mes dhjetra ofertash në këtë sezon veror bëri një lëvizje krejt të papritur.

Ishte vendosja e tij në Sunderland një ekip I spao promovuar ku nxiti më shumë interesin e Xhakës. Detyra e tij në këtë ekip është më shumë se thjeshtë një lojtar I saj. Ai shihet si një shtysë për të gjithë skuadrën duke qenë se është lojtari me më shumë eksperiencë në ekip. Eksperienca e tij në Premier Ligë, dikur si lojtar I Arsenalit tashmë e ka rikthyer me një ekip me dimension më të vogël.
Por, Xhaka e vlerësoi mbi të gjitha këtë detyrë duke e bërë zgjedhjen e tij. Në ndeshjen e fundit ai ishte dhe kontribues I një asis, I cili shërbeu si gol barazimi. Falë një goditje me kokë ai mundi të ofrojë një asis mjaft të këndshëm për Isdor I cili arriti të shënojë. Cana I cili ka qenë pjesë e ekipit në një sezon 2009, ka bërë 31 paraqitje me klubin.



