Arsenal dhe Manchester City ndahen në paqe

Arsenal dhe Manchester City ndahen në paqe

Arsenali arriti me një gol në minutat e fundit të ndeshkojë Manchester City. Ishte pikërisht ekipi blu I cili ishte në avantazh dhe kërkonte të siguronte një tjetër tre pikësh. Por, topcinjtë e londrës u treguan të kujdeshëm që të mos falin pikë në javën e pestë të kampionatit, duke u ndarë në paqe.

Erling Haaland arriti të shënonte për City, por ishte pikërisht gol I cili nuk e lejoi ekipin më tej që të sigurojë fitoren e tyre. Që prej fillimit të lojës ata u treguan tepër kërkues duke sjellë kështu një frymë bindëse në lojën e tyre, dhe pse e pamjaftueshme. Asis I Reijnder në minutën e nëntë të lojës e gjen Haaland përballë portës duke ndryshuar kështu dhe rezultatin e sfidës.

Arsenal dhe Manchester City ndahen në paqe
Arsenal dhe Manchester City ndahen në paqe

Gol I minutave të para dhe pse shpresë dhënës nuk mundi të ndryshojë reziltatin për ekipin. Arsenal në krahun tjetër ishte mjaft kërkues duke sjellë kështu në fushë mjaft aksione dhe dëshirë për të ndryhsuar rezultatin e tyre. Ajo që do të duhet të vlerësohet është pikërisht ndërhyrja e Donnarummës në një prej pritjeve që ai ekzekutoi përballë Maduekes.

City pati mundësi dhe për të dyfishuar rezultatin e saj, sërisht me Halaand por në pamundi për shkak të Raya I cili ishte në vendin e duhur. Në momentin e fundit të ndeshjes kur gjithcka mendohej se do të mbyllej me një fitore minimale. Ishte Martinelli I cili arriti të thyejë Donnarummën dhe të ndryshojë rezultatin e sfidës. Arsenali vendoset në vendin e dytë dhe City në vendin e nëntë.