Në javën e 16 të javës së Superligës në Basketboll, Apollonia e fierit pati një sukses në shtëpi duke mposhtur Vllazninë. Një përballje vërtet interesante ku në të dy ekipet pati një interes të lartë për fitore dhe një dëshirë për të qenë ata triumfues të sfidës. Një përballje e cila u nda me vetëm tre pikë diferencë në favorin e Apollonisë garanton një sukses në vazhdim për ekipin fierak.
Apollonia vinte pas dy humbjesh të përsëritura me Kamzën në shtëpi dhe në kryeqytet me Tiranën, kjo fitore do të diktojë një mundësi më të mirë për ekipin fierak I cili gjendet në vendin e tretë me besimin se mund të ketë dhe shanse për kryesim këtë sezon. Tashmë ata janë 21 dhe kanë një diferencë me vetëm dy pikë ndaj vendit të dytë, por Beslidhja në këtë sezon ka bërë një shkëputje duke treguar më tej se dhe mund të jetë diferencuar për të qenë triumfuese e sigurt, me plot shtatë pikë nga vendi I dytë.
Vllaznia me këtë humbje shkon në të tretën e përsëritur cka do të dëshmojë një pengesë e cila nuk është lehtësisht e kalueshme prej ekipit shkodran. Që prej fitores me Tiranën ata kanë kaluar në tre sfida të cilët kanë humbur, ku besimi I ekipit nuk është më I njejtë. Me vetëm 20 pikë ata janë të renditur të parafundit në tabelë me pikë të barabarta me Kamzën e vendit të fundit. Java e 16 u mbyll pa donjë suprizë e cila mund të ndikojë në qëndrimin e ekipeve në tabelë. Tashmë do të duhet që të ketë një kthjelltësi të tyren për të kërkuar në vazhdim një qëndrim sa më strikt për të përcaktuar vazhdimin e sezonit.