Vinicius tashmë me një cmim, lajmëron Real Madrid

Vinicius tashmë me një cmim, lajmëron Real Madrid

Sulmuesi Brazilian, Vinicius JR është vendosur përballë një zgjedhje sa j përket të ardhmes së tij në Real Madrid. I vendosur përballë një momënti të vështirë ai do të duhet të marrë një zgjedhje. Kontrata e tij me Los Blancos përfundon në 30 qershor 2027, cka ka rritur kështu interesin e shumë klubeve europiane. Spekulimet janë të ndryshme sa i përket vendosjes së tij në një tjetër klub.

Edhe pse shumë media e shohin si një vendim të prerë të klubit madrilen sa i përket shitjes së tij. Një vendim i tillë nga Madrilenët duket se mungon dhe nuk do e dëshironin. Mardhëniet mes palëve duket se janë normalizuar dhe shihet e mundur dhe një rinovim i kontratës së tij. Cka konsiderohet hap i cili është i rëndësishëm për karrierën e tij, po ashtu dhe për të ardhmen e vetë klubit.

Vinicius tashmë me një cmim, lajmëron Real Madrid
Vinicius tashmë me një cmim, lajmëron Real Madrid

Drejtuesit e klubit janë shprehur në lidhje me vlerën e tij, ku e kanë cilësuar se ai vlen po aq sa është dhe klauzola e tij e lirimit. Kujtojmë se vlera e tij e lirimit është plot 1 milard euro. Kjo është dhe një rikujtesë për klubet arabe të cilat më hërët kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur lojtarin në ekip.

Por, vetë 24 vjecari duket se qëllimin e tij ka të arrijë të sigurojë pozitën e tij në formacionin e Alonso. Ndërsa janë menaxherët e lojtarit që do të kërkojnë negociata të tjera me ekipin e bardhë sa i përket rinovimit të kontratës së tij. Mundësi që Vinicius të jetë pjesë e Real dhe të vazhdojë shërbimin e tij.