Chelsea pas zhgënjimit të Sanchez drejt një rikthimi

Chelsea pas zhgënjimit të Sanchez drejt një rikthimi

Chelsea mendohet se është duke përgatitur një tjetër kërkesë të tyre për rikthim në ekip. Mike Maignan është duke u aluduar se do të jetë përsëri qëllimi I Chelsea sa I përket portës. Kërkesa e tyre është ringjallur për të afruar në ekip Maignan, fill pas një forme jo shumë të mirë të Robert Sanchez. Gabimet e tij në ndeshjen me Manchester United e shtynë më tej drejtuesit e klubit të jenë të bindur për një afrim të tillë.

Maignan I cili tashmë konisderohet një ndër portierët më të mirë në botë ka qenë dhe më herët pjesë e interesave të klubit. Por, ai ka një kontratë me kuqezinjtë të Serisë A që e lidh lojtarin deri në verën e këtij viti. Në këtë moment Milan I cili nuk ka sjellë një rinovim në tavolinë mbetet në një situatë tejet të vështirë.

Chelsea pas zhgënjimit të Sanchez drejt një rikthimi
Chelsea pas zhgënjimit të Sanchez drejt një rikthimi

Chelsea në krahun tjetër e cila kërkon më shumë stabilitet në portë pret që të përfitojë nga kjo situatë. Gadishmëria e tyre është për të sjellë në skuadër një emër të rri I cili shihet si qëndrestar I portës. Pikë ku në dy sezone është paraqitur pikërisht si një pjesë e dobët e ekipit. Gjatë afatit të kalimeve I cili sapo u mbyll ata tentuan dhe ishin shumë afër në afrimin e lojtarit. Por, 29 vjecari zgjodhi të qëndrojë më tej në kuqezinjtë pasi në ekip mbriti Allegri. Projekti që u ofrua për të e mbajti më të lidhur me ekipin, duke sjellë refuzim të disa ofertave tepër tunduese nga futbolli anglez.