Lojtarët e Kombëtares Shqiotare janë duke kaluar një formë mjaft të mirë. Angazhimi I tyre me klubet përkatëse ka qenë mjaft I mirë dhe kanë mundur të tregojnë kështu një formë fantastike. Vetëm gjatë kësaj fundjave angazhimi I tyre në klube është përkthyer në shtatë gola të shënuar. Jasir Asani I cili së fundmi është transferuar në Iran, pjesë e skuadrës së Esteghlal ka mundur të shënojë dy gola. Gola të shënuar në sfidën e tyre përballë Paykan, duke mundur të sigurojnë një pikë të vlefshme në barazimin e tyre.
Asani ishte prezent me golat e tij në fund të pjesës së parë dhe më tej gjatë fundit të lojës. Julian Shehu në krahun tjetër dhe pse me një formë mjaft të mirë në prezantimin e tij nuk ka mundur të shërbejë për ekipin. Shehu arriti të shënojë një gol me kokë por nuk mundi të ndryshonte shifrat për skuadrën. Një barazim I përkhoshëm që e con ekipin e tij në poloni drejt një tjetër disfate.

Arbër Hoxha arriti të shënojë në fitoren 2-0 që Dinamo Zagreb arriti të shënojë me Hajduk Split. Ishte pikërisht aksioni I minutës së 44 I cili coi më tej dhe në realizimin e golit nga ana e tij. Mirlind Daku I cili është shndëruar në një makineri golash vazhdoi më tej të shënojë duke e bërë të tetin të shënuar në këtë sezon. Lojtarët e tjerë shërbyen si titullarë të rëndësishëm: Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Rey Mana.



