Komiteti ekzekutiv I UEFAs ka bërë të ditur se një ndryshim I madh mund të vijë në botën e futbollit. Pikërisht, sa I përket një pezullimi që mund të vijë për Izraelin nga të gjitha garat europiane. Vendim I cili pritet të ndërmeret dhe të bëjë të ditur nëse do të ketë një ndryshim të tillë. Një presion I cili është shtuar së fundmi dhe prej Katarit. Kanë qenë sulmet e fundit ajërore që janë ndërmarrë ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha që kanë nxitur këtë lëvizje.
Janë pikërisht 20 antarët e UEFAs të cilët shihen si të bindur për të ndërmarrë një vendim të tillë. Do të duhet shumica e qartë për një vendim të tillë dhe shijet si hap I cili mund të ndërmeret së shpejti. Edhe pse aludimet janë se Katari I cili nuk është present në këtë komunitet nuk mund të ushtrojë ndikim. Por, është shprehur qartë se qëndirmi I presidenit të PSG do të jetë në mbështetje të tyre, për shkak të lidhjes që ekziston.

Spanja e cila më herët ka bërë një deklarim ku do të tërhiqej nga Kupa e Botës 2026, mund të reflektojë me votën e saj në këtë komunitet. Vendimi mund të sjellë menjëherë përjashtimin e klubeve izraelite, Maccabi Tel Aviv. Ndërsa sa I përket kombëtares Izraelite mund të ketë një përjashtim të saj. Në krahun tjetër jan ëpikërisht zyrtarët Izraelitë të cilët janë shprehur të vendosur për të bërë lobimin e tyre në vazhdimin e qëndrimit.



