Deco, kalimet e Barcelonës në dy pozicione

Deco, kalimet e Barcelonës në dy pozicione

Barcelona është ende në një gjendje pasigurie në lidhje me planet e saj të transferimeve. Shkak për këtë është bërë dhe limitimi i pagave. Katalanasit janë ende duke shpresuar se rikthimi i tyre në Camp Nou, mund të risjellë mundësinë e ulëseve VIP. Kërkesa e tyre është që të shesin këtë shërbim për 100 milion euro, cka do e ndihmojë më tej ekipin në vendosje. Është shpresa e tyre për të zgjidhur kështu në vazhdim këtë pengesë që është krijuar.

Vjen fare e qartë se kapaciteti i tyre për të kryer afrime do të varet prej planeve që Deco është duke sjellë në ekip. Drejtori sportiv është duke kërkuar që të sjellë dy përforcime të rëndësishme në këtë verë. Janari duket se nuk do të sjellë ndryshim për ta në ekip, vetëm nëse do të kenë një dëmtim i cili mund të ndryshojë qëllimet e klubit.

Deco, kalimet e Barcelonës në dy pozicione
Deco, kalimet e Barcelonës në dy pozicione

Tashmë, nuk është më një sekret se sulmi do të jetë një qëllim i tyre në verën e 2026. Duke qenë se Levandovski përfundon kontratën e tij me klubin do të jetë e detyrueshme të vijë një zvendësues i tij. 37 vjecari mendohet se do të ketë vitin e tij në klubin spanjoll. Është pikërisht lëvizje që e vendos Barcën të sigurt në investimin që dëshiron të kryejë.

Përparësi tjetër në këtë afrim pritet të jetë qendra e mbrojtjes. Afrimi i Tah nuk u realizua dhe ndodhi po ashtu një largim suprizë i Inigo Martinez. Mesa duket Deco është mëse i qartë me ndryshimet që dëshiron të bëjë në ekip.