Futbollin anglez dhe jo vetëm e ka tronditur një ngajrje mjaft e rëndë. Është piëkrisht një aksident I cili ka ndodhur në fushën e lojës, ku ka lënë pasoja të rënda. Në përballjen mes Chichester dhe Wingate sulmuesi Billy Vigar pësoi një dëmtim serioz në kokë. Për 21 vjecarin një godite e tillë solli pasoja mjaft të rënda shëndetësore.
Mediat janë ato të cilat raportojnë se pas këtij dëmtimi ai është tranportuar drejt spitalit për të marrë dhe shërbimin më të specializuar. Mjekët janë ata të cilët arritën të dallonin një lëndim të rëndë cerebral cka I detyroi të ndërmernin një hap të vështirë. Futbollisti I rri u vendos në koma artificiale për të dhënë më shumë kohë për trupin që të rikuperohet.

Klubi I Chichester ka bërë konfirmimin e kësaj ngjarje përmes një komunikimi zyrtar të tyre. Ata e kanë raportuar se dëmtimi I marrë nga lojtari është në tru dhe ka shkaktuar një gjendje jo të mirë shëndetësore. Duke qenë se është nën kujdesin intensive të doktorëve e kanë vlerësuar se është tepër herët që të ketë një verdikt në ldihje me gjendjen e tij shëndetësore.
Vigar është bashkuar së fundmi me ekipin gjatë kësaj vere. Më herët ai ka qenë pjesë e akademisë së Arsenalit duke pasur një periudhë mjaft të mirë atje. Prej 2020 deri në 2024 ai ka shërbyer duke sjellë një formë mjaft të mirë në vazhdim. Kjo e ka bërë që të renditet në të rrinjtë që kanë një të ardhme premtuese në futbollin anglez.



