Chelsea e gatshme të afrojë mbrojtësin e Juventus

Chelsea e gasthme të paguajë 75 milion euro për mbrojtësin e Juventus

Enzo Maresca duket se ka zgjedhur të japë më shumë prioritet në mbrojtjen e ekipit. Qëllimi I tyre është të krijojnë një mbrojtje e cila do të jetë shumë më e qëndrueshme. Ndaj dhe ata janë duke shqyrtaur me seriozitet të gjitha opsionet sa I përket prurjeve të mundshme në ekip. Deri më tani qëllimi I tyre është kthyer qëndërmbrojtësi I ekipit të Juventus. Gleison Bremer është një prej piketimeve që Chelsea synon të afrojë në ekipin e saj.

Bremer është shndëruar në një ndër shtyllat më të rëndësishme për ekipin e Juventus. 28 vjecari ka mundur të spikasë me formën e tij ku ka marrë vëmëndjen jo vetëm të klubeve të serisë A. Në ndjekje të tij janë kthyer dhe klube të Premier Ligës. Mesa duket nuk është vetëm Chelsea e cila kërkon shërbimin e tij, por njëherësh janë dhe Liverpool dhe Manchester United që e kërkojnë nënshkrimin e mbrojtësit.

Chelsea e gasthme të paguajë 75 milion euro për mbrojtësin e Juventus
Chelsea e gasthme të paguajë 75 milion euro për mbrojtësin e Juventus

Juventus edhe pse e ka një pjesë të rëndësishme të ekipit është shprehur I qartë se do të sjellë largimin e tij nga skuadra nëse do të ketë mundësi të sigurojë 75 milion euro. Shifër e cila duket se është në raport të drejtë me rëndësinë që ai paraqet në ekipin Italian. Duke qenë se klubet angleze janë mjaft të interesuara për shërbimin e tij. Kalimi mund të ndodhë ose gjatë këtij dimri ose verën e ardhshme. Chelsea duket si më e privilegjuara duke qenë se e ka të qartë se cfarë është duke kërkuar për të vazhduar më tej projektin.