Taulant Seferi I cili angazhohet me Bodrumspor në Ligën e Dytë Turke ka mundur të nisë një sezon mjaft të mirë. Lojtari ka shërbyer në mënyrë konsistente ndaj ekipit të tij duke shënuar. Kjo ka rritur gjasat e skuadrës që të mund të sigurojë një vend më të mirë në ligë dhe të ketë shanse për një promovim të mundshëm.
Sifda e fundit e cila e vendosi ekipin përballë Vanspor, solli dhe golin e katërt për sulmuesin shqiptar. Seferi dhe një herë ka dëshmuar një super formë të mirë dhe ka mundur të shërbejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri më tani është arritur të realizohet dhe një promovim I mundshëm I tij në titullin “Këpuca e Artë”.

Kjo falë performacës që ai ka mundur të tregojë në fushën e lojës. Në akisonin e golit në minutën e 21 ai arriti të shënojë me një goditje me kokë duke I dhënë avantazhin ekipit të tij. Në gjashtë ndeshje ai ka mundur të shënojë katër gola. Cka e bën të mundur që ai të promovohet kështu në golashënuesit më të mirë të kampionatit.
Ajo që është interesante në këtë klaisifikim është se në vendin e parë është një tjetër shqiptar. Florentin Hasani I cili në këtë sezon ka gjetur rrjetën plot gjashtë herë është shndëruar në një ndër pretendentët për këtë cmim të rëndësishëm. Më herët ai ka qenë lojtar I Tiranës para se të kryente transferimin e tij në Turqi. Vend I cili shihet si një promovim mjaft I mirë për futbollistët shqiptarë që kërkojnë një karrierë ndërkombëtare.



