Seria A është duke zhvilluar katër xhirot e para në këtë sezon, deri më tani është bërë dhe një rankim I lojtarëve më të mirë. Christian Pulisic dhe Nico Paz janë cilësuar si dy lojtarët që kanë pasur performancën më të mirë në këtë kampionat. Janë pikërisht mediat italiane që e kanë bërë të mundur këtë klasifikim.
Mediat kaë bërë publike vlerësimet e lojtarëve dhe shihet se Pulisic te Milan dhe Pazi I Comos kanë sjellë një formë mjaft të mirë në ekipin e tyre. Janë pikërisht dy lojtarë që kanë sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër. Lojtarët kanë mundur të shënojnë në katër ndeshjet e para. Pulisic ka bërë të mundur shënimin e tre golave dhe po ashtu një asis. Në krahun tjetër është Paz I cili ka bërë të mundur shënimin e dy golave dhe ka asistuar në dy të tillë.

Vlerësimi I lojtarëve në këtë kontribut të dhënë në fillim të sezonit I jep atyre 7 pikë nga 10. Në listë është përfshirë gjithashtu dhe Marcus Thuram. Sulmuesi I Inter është vendosur atje me një rankim prej 6.88 pikë. Napoli është përfaqësuar atje me Spinazzola I cili ka shënuar një gol dhe ka shërbyer në dy asiste. Befasues në këtë listë është dhe renditja e Modric në Milan, ku zë vendin e katërt në tabelë.
- Christian Pulisic (Milan) – 7,00
- Nico Paz (Como) – 7,00
- Marcus Thuram (Inter) – 6,88
- Luka Modrić (Milan) – 6,88
- Kenan Yildiz (Juventus) – 6,75
- Leonardo Spinazzola (Napoli) – 6,67
- Nicola Zaleëski (Atalanta) – 6,67
- André-Frank Zambo Anguissa (Napoli) – 6,62
- Scott McTominay (Napoli) – 6,62
- Marko Krstović (Atalanta) – 6,50



