Real Madrid mund të sigurojë shërbimin e yllit të PSG

Real Madrid mund të sigurojë shërbimin e yllit të PSG

Vitinha është vendosur në një pozitë që mund të jetë larg Paris Saint Germain. Mesfushori mund të largohet nga ekipi dhe e bën që Real Madrid mund të përfitojë nga kjo situatë. Los Blancos e kanë në listën e tyre lojtarin duke mundësuar kështu një afrim mjaft të rëndësishëm për ta.

Portugezi është vendosur në një pozitë mjaft të mirë në skuadrën franceze. Ai ka mundur të marrë vlerësime të shumta dhe së fundmi përfundoi dhe në podiumin e Topit të Artë. Edhe pse një seri suksesesh me skuadrën e PSG, mendohet se qëndrimi i tij atje është drejt fundit. Duke sjellë kështu një mundësi për të dhe karrierën e tij.

Real Madrid mund të sigurojë shërbimin e yllit të PSG
Real Madrid mund të sigurojë shërbimin e yllit të PSG

Ajo që e bën dhe më të qartë një largim të tij është pikërisht një raport i tensionuar që është përfolur rreth tij dbe Luis Enrique. Mardhënie e ftohur mes tij dhe trajnerit që e bën që dhe qëndrimi i tij në skuadër të mos jetë më i mundur.

Në këtë moment bëhët me dije se është dhe Alonso nga Real Madrid që afrimin e tij e ka cilësuër si një prej më të duhurëve në mesfushën e tyre. Situatë që do të duhet të qartësohet në vazhdim. Duke qenë se nuk ka një ofertë apo kërkesë zyrtarë. Porfili i tij është konsideruar si i duhuri për të ndryshuar dhe të sjellë kështu opsionin më të mirë në mesfushën e Madrilenëve. Por një lojtar i tillë është i kushtueshëm dhe kjo mund të jetë një pengesë në këtë afrim. 130 milion euro mendohet se është klauzola e lirimit cka e bën të jetë shumë më shumë se ajo që Madrid mund të përballojë.