Barcelona javën e shtatë të La Ligës e mbyll me një fitore mjaft të rëndësishme duke mpshtur Real Sociedad. Ekipi ka mundur të ngjitet në krye të klasifikimit të kampionatit me këtë përmbysje të zhvilluar. Ishin miqtë ata që mundën të shënonin golin e parë në këtë sfidë. Në minutën e 30 ata kaluan në epërsi falë një goli të Odriozolas. Ishte një kundërsulm I shpejtë që I dha mundësi ekipit të besojë në këtë sfidë.
Mjaftoi një gol dhe renditja e tyre në mbrojtje ishte mjaft e fortë. Kjo e bëri për Barcelonën në pjesën e parë që të ishte mjat e vështirë të thyejë ekipin. Reimiro pati po ashtu një rol mjaft të rëndësishëm në këtë sfidë duke shpëtuar portën nga disa gola të pastra disa herë. Do të duheshin minutat e fundit të pjesës së parë që Kounde të realizojë për katalanasit. Rashford I cili nga një goditje këndore sjell një top mjaft të mirë për të gjuajtur me koëk Kounde.

Hansi Flick në pjesën e dytë e pa të arsyeshme që të sillte disa ndryshime në formacion. Ishin këto të rëndësishme për të ndryshuar frymën e Barcelonës dhe për ta bërë ekipin shumë më kërkues. Olmo dhe Yamal ishin ata të cilët në rikthimin e tyre në fushë sollën një ndryshim të panoramës. Yamal arriti të shërbejë për Levandovskin I cili arrin të shënojë dhe golin e avantazhit për ekipin. Real Sociedad u bë më shumë kërkues në këtë sfidë, por në pamundësi për të ndryshuar rezultatin.



