Euroleague është rikthyer pas një pauze 2 javore, është një prej eventeve më të rëndësishëm europianë për basketbollin e meshkujve. Ekipi që mundi të spikaste në këtë rinisje të këtij sezoni ishte ekipi grek I Olimpiakosit ku mundi që të triumfonte në një fitore kundër Virtus Bologna 92-70. Me këtë fitore ekipi grek ka mundësinë që të jetë duke drejtuar këtë kompeticon I ndjekur më pas nga Fenerbahce.
Me pesë katër fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit grekët kanë mundësinë që të spikasin dhe të bëjnë të mundur që të shëkputen në kreun e këtij eventi të rëndësishëm. Kjo ishte një humbje e përsëritur për Bologna e cila është në seri pikësh të barabarta me vendin e fundit dhe të parafunidt, e ndodhur në pozitën luftës për të dalë në një fitore ata do të presin në shtëpi Anadolou Efes.
Vendin e dytë e mban Fenerbahce I cili ka mundur që të ketë një situatë të ekuilibruar në mesin e një humbje që pësoi në përballjen e fundit kundër Maccabi Tel Aviv, nga ku morri fitoren e tyre të parë në tre përballje të mëhershme ku ishin duke humbur ndeshjet në seri. Por, gjatë kësaj jave ndeshja e cila u prit me më shumë interes ishte ajo mes Barcelonës dhe Real Madrid ku ishin madrilenët ata që mundën të fitonin dhe të regjistronin kështu një histori suksesi për ekipin e tyre. Me këtë fitore ata e lenë ekipin katalanas një vend poshtë tyre, ku renditen në vendin e dhjetë, fitore kjo e para pas tre humbjesh për ekipin madrilen. Gjatë kësaj jave priten sfidat e tjera të Euroligës të cilat do të jenë thelbësore për përcaktimin e rrugëtimit të tyre.