Barcelona duket mjaft e bindur në afrimin e saj, Julian Alvarez vazhdon të mbetet një ndër objektivat kryesorë për klubin. Sipas mediave të ndryshme verën e ardhshme mund të jetë I mundur dhe afrimi I tij si përforcim për katalanasit. Argjentinasi është duke pasur një sezon mjaft të mirë dhe ka mundur të shënojë gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit. Në këtë mënyrë ai është shndëruar ndër emrat më të kërkuar në europë.
Sezoni I cili sapo përfundoi shënoi dhe rekordin e tij prej 29 golash, cka e vendos në listën e sulmuesve të klasit botëror. Thashethemet janë të ndryshme dhe shihet se zhvendosja e tij mund të vijë gjatë verës. Barcelona, është një prej klubeve I cili po kujdeset më së shumti që të përfitojë shërbimin e tij. Deri më tani Deco dhe Laporta janë duke punuar intensivisht për ta bërë një zvendësues të denjë për ekipin e tyre. Largimi I Robert Lewandowskit këtë verë e shtyn më tej ekipin drejtues për të finalizuar kalimin e rëndësishëm.

25 vjecari është ende nën kontratën me Atletico Madrid, klubi do të kishte mundësi që të shiste lojtarin për një vlerë prej 120 milion euro. Një lëvizje e cila prej Barcelonës mund të konsiderohet e vështirë dhe tepër e kushtueshme. Por, zhvendosja e tij shihet pikësisht si një pikë ku do të shërbejë për të ardhmen e skuadrës. Ndaj dhe mund të ketë një negocim prej klubit katalanas që të përfitojë shërbimin e Alvarez.



