FIFA, ka bërë të ditur se ka disa ndryshime të rëndësishme sa I përket rregullave në futboll. Këtë Botëror Klubesh pamë dhe disa prej tyre që u aplikuan për herë të parë ku pritet të shërbejnë për një futboll I cili do të sjellë një lojë më të drejtë. Tashmë, është duke u zhvilluar dhe Kupa e Botës U20. Organizim I cili është duke u zhvilluar në Kili dhe do të bëjë të mundur dhe aplikimin e disa rregullave të tjera për herë të parë. Është ndjekur si rregull që përmes këtyre organizimeve të ketë dhe një aplikim të rregullave të reja.
Për herë të parë në këtë organizim është përdorur dhe për herë të parë ‘’kartoni I gjelbër’’. Në rregullin e rri që FIFA ka miratuar është një karton që I’u jep mundësi tranjerëve të drejtën të kërkojnë rishikimin e një vendimi I cili do të ketë ndërhyrjen e VAR-it. Në sfidën e cila u zhvillua mes Marokut dhe Spanjës, trajneri I Marokut ushtroi të drejtën e tij përmes kartonit të gjelbër. Kërkesa e tij ishte fill pas një penalltie të akorduar nga gjyqëtari në minutën e 78.

Mesa duket ishte një nga ato raste që VAR solli një tjetër rishikim I cili ndryshoi dhe vendimin e gjyqëtarit. Penalltia u anullua dhe solli ndëshkimin e lojtarit spanjoll me karton të verdhë. Kartoni I gjelbër do të mund të përdoret vetëm një herë për pjesë dhe do të përdoret për pjesë kyce të ndeshjes. Ky rregull pritet të sjellë një ndryshim mjaft të rëndësishëm dhe të krijojë një lojë më të drejtë.



