Java e temerrit për Juventus duket se ka përfunduar me ndjeshjen e djeshme ku arriti të mposhte në shtëpi Veronën. Situata gjatë javës së shkuar doli nga kontrolli për ekipin juventin duke qenë se pësoi dy humbje tepër të mëdha në kompeticionet ku ishe duke marrë pjesë. Eleminimi nga UEFA Champions League ishte përballja e parë e tyre humbëse gjatë javës, ku nuk mund të shkonin në play off për fazën cerekfinale. Nuk ishte vetëm kjo goditje për ekipin e Serisë A ku si për keq humbi dhe mundësinë në Kupën e Italisë, një disfatë e shkaktuar prej Emploi e cili e “flaki” jashtë këtij kompeticioni.
Kjo ishte përballja e parë për Juvetus që të tregonte peshën e tij si ekip nga ku do të varet dhe e ardhma e ekipit, një ndëshkim në shtëpi ishte një rifillim për ta ku ekipi I Mottës mposhti 2-0 Veronën. Një rikthim në fushë në këtë formë I jep mundësi Juventus të besojë më tej dhe të shohë mundësinë e kryesisë, pozicioni I deri tanishëm I lejon të besojnë se gjithcka është e mundur.
Në kuadrin e 52 pikëve ata gjenden në vendin e katërt në tabelë me shpresën se do të kenë një sezon të mirë në vazhdim pasi që tashmë është shndëruar në të vetmin focus të tyre. Sfida që u zhvillua dje ishte me një rritëm standart për të dy ekipet ku secili prej tyre ishte në kërkim të një goli, një pjesë e parë e cila shkoi me një përfundim pa gola, I coi ekipet në dhomat e zhveshjesh pa shumë peshë emocionale dhe presion por me një mundësi të pastër për të kaluar në avantazh pasi që janë anulluar dy gola për secilin ekip. Deri në minutën e 72 shifrat ishin 0-0 dhe ishte Juventus me Thuram që e shkriu akullin e kësaj sfide, më pas sfia u përmbyll me një gol në minutën e 90 nga Koopmeiners I cili vulosi fitoren e Juventus 2-0.