Juventus do të zbresë në fushë sot në mbrëmje përballë Villarreal. Është sfida e dytë në champion për “zonjën e vjetër” ku në këtë udhëtim do të shkojë me dy mungesa të rëndësishme. Bëhët fjalë për Gleison Bremer dhe Khéphren Thuram të cilët nuk do të jenë në këtë sfidë. Mesfushori francez u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen e fundit kundër Atalantës. Shkak për këtë u bë një shqetësim në pulpë që e vendosi atë jashtë fushe.
Gjatë kësaj periudhe ai është vendosur në një stërvitje duke mos u bashkuar me grupin. Por, është cilësuar si e pa përshtatshme që ai të bashkohej më tej me skuadrën. Në listën e grumbullimeve ai nuk është përfshirë, duke sjellë një detyrë të rëndësishme për drejtuesin. Bremer u gjend në të njejtën situatë ku u desh që të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në gju.

Tudor, I vendosur përballë këtyre mungesave do të duhet të sjellë një tjetër lëvizje të rëndësishme. Rikthimi I Conceiçao duket se ka shuar më tej këtë hapësirë boshe të krijuar në skuadër. Manuel Locatelli, mendohet se do të jetë titular në këtë ndeshje duke shërbyer kështu si një përforcim I nevojshëm për Tudor. Shihet si një sfidë mjaft e rëndësishme për Juventus I cili kërkon të vazhdojë më tej rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion europian. Ekipi duket në gjendje të mirë dhe pse ka një seri lëvizjesh që e prishin strukturën qëndrore të tyre. Megjithëse, pozitivizmi I tyre është ende pjesë e lojës.



