Jamie Carragher, ish mbrojtësi I Liverpool ka bërë një sugjerim sa I përket formacionit titular. Ai I sugjeron Arne Slot që Florian Wirtz të mos jetë pjesë e formacionit titular. Një kërkesë e tij e cila vjen fill pas humbjes së tyre me Glatasaray. Në këtë humbje ekipi është në kuotën e tre pikëve në Champions duke pasur vetëm një fitore.
Mesfushori gjerman I cili mbriti në këtë verë nga Bayer Leverksuen nuk është konsideruar si opsion I duhur për të qenë pjesë e formacionit titular. Forma e tij ka qenë zhgënjyese dhe ka mundur të kontribuojë me vetëm një gol në nëntë ndeshje që ka zhvilluar ekipi I kuq. Mungesa e ekuilibrit në mesfushë është pikërisht si rezultat I një forme aspak të mirë të Wirtz.

Carragher e ka konsideruar si opsion të mundshëm që Slot mos e kondsiderojë si një pjesë të rëndësishme të formacionit. Në këtë mënyrë do të ketë hapësirë që të eksperimentojë më tej. Wirtz, sipas tij dukshëm që nuk është në formë. Kjo do të japë mundësi që djali I rri të rikuperohet dhe të gjejë vetën në këtë transferim të kryer së fundmi.
Por, sipas ish mbrojtësit që ekipi të ecë para do të jetë e nevojshme që të ndërmeret një hap I tillë. Cka do të shtyjë më tej një ekulibrim të mesfushës që do të përkthehet në rezultat më të mirë për skuadrën e kuqe. Objektivi I tyre do të jetë të jenë konkurues në Champions, ndaj është e nevojshme që të kenë një formë mjaft të mirë.



