Sot, pritet të zhvillohen katër ndeshjet në kuadër të fazës së 1/8 në UEFA Champions League.
Faza e parë e paly off-eve përfundoi duke krijuar kështu përballjet që do të luhen sot për cerek finale, një fazë vërtet interesante nga ku pati shumë supriza dhe eleminime të papritura. Sfida e cila pritet të jetë më interesante është ajo me ekipet madrilène që pritet të ndeshen, një përballje e cila ka ndodhur shpesh në këtë kompeticion europian nga ku në Santaigo Bernabue pritet të luhet sfida mes Atletiko Madrid dhe Real Madrid. Një sfidë e cila në gjashtë takimet e tyre të fundit ka përfunduar në katër fitore në favorin e Real Madrid, një ka qenë fitore e Atleiko dhe dy prej tyre kanë qenë barazim. Kjo sfidë pritet që të marrë vëmendjen maksimale karhasuar me sfidat e tjera që pritet të zhvillohen sot.
Londra është kryeqyteti tjetër I cili do të presë një prej sfidave që ka ngjallur interesin e mbështetësve që prej shortit të zhvilluar. PSV pasi mundi që të nxjerrë jashtë kompeticionit Juventus do të rikthehet në një përballje me Arsenalin. Arteta e cilësoi atë një ekip suprizë dhe pavarësisht mungesave në sulm ata do të arrinin që të synojnë një kualifkim për fazën e ardhshme të Champions. Në dy përballjet e tjera do të ketë një sfidë mes Dortmundit I cili do të presë një tjetër ekip si Lille I cili ka qenë një ndër suprizat e këtij sezoni, Clube Brugge do të ndeshet me Aston Villa e cila pritet të jetë dhe ndeshja hapëse e kësaj faze të Champions League. Përballje interesante që do të mbajnë mbërthyer vëmendjen e të gjithë sportdashësve në këtë fazë të ligës së kampionëve.