Nico Paz është duke rikonfirmuar dhe një herë formën e tij mjaft të mirë. Lojtari I cili në sezonin e shkuar mundi të sjellë një seri prej gjashtë golash dhe nëntë asistimesh shihet si opsion që mund të vazhdojë më tej formën e tij të mirë. Nën drejtimin e Cesc Fabregas është konsideruar si një prej yjeve që mund të vazhdojë më tej rrugëtimin I sigurt.
Argjentinasi dhe në këtë sezon shihet si një factor shpërthyes I Comos, ku ka qenë kontribues I 100% I golave të regjistruar nga ekipi.me tre gola dhe tre asise, Como duket se e ka në një pjesë mjaft të rëndësishme lojtarin e rri. Talenti I rritur në Akademinë e Real Madrid shihet si një opsion mjaft I rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të klubit.

Statistikat janë ato të cilat tregojnë se Paz është shndëruar në një shtyllë mjaft të rëndësishme në ekipin e Comos. Edhe pse në sezonin e kalimeve emëri I tij shpesh u lakua si një prej tyre I cili do të duhet të largohej nga ekipi. Një ofertë prej 70 milion euro nga Tottenham ishte ajo e cila e lëkundi ekipin e drejtuesve sa I përket talentit të rri.
Por, duke qenë se ai është ende nën kontratën me Real Madrid, asnjë ekip nuk mund të sjellë një ofertë duke qenë se Madrilenët kanë mundi që të barazojnë ato. 20 vjecari dhe pse është shndëruar në një lojtar kyc dhe ka hapësirën e nevojshme, ëndrrën e tij ka vendosjen e tij në “Santiago Bernabeu”.



