Arteta e sheh Arsenalin si triumfues të mundshëm të UCL

Arteta e sheh Arsenalin si triumfues të mundshëm të këtij kompeticioni

Jemi në fazën para cerek finales së UEFA Champions League dhe ende ka aludime të mundshme rreth ekipit që mund të jetë triumfues apo se cili ekip ka më shumë shanse në triumf të këtij sezoni. Secili prej ekipeve ka të njejtat shanse për të fituar apo për të shkuar deri në finale e kompeticionit por në një seri ekspertësh futbolli dhe forume sportive e cilësojnë Arsenalin si një ndër më të predispozuarit për të triumfuar në këtë sezon.

Arteta e cilëson Arsenalin si një ndër pretendetët kryesorë, dhe ky cilësim vjen pikërisht tani para fazës së 1/8-ave. Në këtë përfundim drejtuesi I ekipit anglez ka dalë duke parë ecurinë e deri tanishme dhe duke e krahasuar me të gjithë ecurinë e ekipeve pjesëmarrëse deri më tani. Në ndeshjen e tyre të parë topcinjtë do të përballen me PSV, nga ku do të bëhët shumë më e qartë kjo deklartaë e trajnerit.

luftën e tyre për Premier Ligë ata janë 13 pikë larg duke qenë se Liverpool në këtë sezon ka marrë në dorë të gjithë frenat duke udhëhequr më tej në këtë kompeticion, ndërsa ata do të përpiqen për të ndalur hovin e tyre duke qenë sepse varet nga performance që do të kenë topcinjtë në këtë kampionat. Ky është një ndër faktorët që e con Artetën të mendojë se mund t’ia dalë në këtë sfidë duke qenë se po zbehen mundësitë e tyre për të qenë drejtues të kompeticionit vendas dhe të cojnë vëmendjen e tyre drejt Champions. Deri më tani në këtë fazë ata vijnë me vetëm tre gola të pësuar cka e bën që ekipi të udhëtojë me më shumë besim në këtë sfidë