Vetëm shtatëmbëshjetë vjec dhe me një karrierë e cila gjithmonë e më shumë po vjen në ngritje Yamal tregon për të gjithë eskperiencën e tij dhe se si tashmë e sheh futbollin në një linjë shumë më të gjerë.
La Liga, në formën e saj ka një ser yjesh, Lamine Yamal është një ndër to I cili mban një peshë tepër të madhe të futbollit spanjoll. Një emër I cili u bë I njohur ndërkombëtarisht me prezencën e tij në Euro 24 I cilësuar njëherësh si një ndër lojtarët më të rrinj në moshë që përfaqësojnë një komëtare në këtë kompeticion. Loja e tij dhe një sërë komponentësh bëjnë një ndërlidhje për të sjellë një figurë të rëndësishme të një talenti si Yamal.
Historia e 17 vjecarit nuk ka qenë aspak e lehtë me një dedikum ndaj futbollit që në moshë të hershme e shohim tashmë në një prej skuadrave më të mëdha. Të gjithë ecurinë e tij në karrierë ai e dedikon gjithashtu dhe ndaj familjes së tij e cila ka sakrfikuar në ëndërën e tij. Kodi 304 që ai e bën gjatë festimeve është kodi I lagjes ku ai u rrit dhe në shenjë nderimi e rrisjell gjatë gjithë lojës së tij.
Një ndër faktorët që e bëjnë 17 vjecarin që të ketë atë formë në fushën e lojës është se ai shprehet që argëtohet duke luajtur duke lënë të gjitha statistikat në një krah fokusi I tij në fushe do të jetë argëtimi dhe natyrshëm triumfi I ekipit. Deri më tani ai e ka treguar këtë duke qenë se I gjithë ekipi katalanas beson dhe e drejton të gjithë aksionin nga Yamal. Lamine njëherësh shpreh respektin dhe falenderimin dhe ndaj drejtuesit Flick të cilin e cilëson së pari si një njeri që mund të besosh dhe të shprehesh lirshëm, cka krijon një urë komunikimi mes tij dhe ekipit. Gjithastu debutimin kundër Francës ai e cilësoi si një hap kyc në karierën e tij duke qenë se e sheh veten më të rritur pas saj dhe përballja me kundërshtarin është e tillë duke e vlerësuar.
Yamal u shpreh gjithashtu dhe për eventet që ai I vlerëson më tepër dhe I cilëson si më të preferuar ku ndër to përcaktoi Champions League dhe Kupën e Botës. Lamine Yamal është në rrugëtimin e tij për t’u shndëruar në një ndër lojtarët më të mëdhenj në histori, kjo me një angazhim konsistent dhe punë të vazhdueshme.