Rashford në formën më të mirë në Barcelona, merr vlerësime

Rashford në formën më të mirë në Barcelona, merr vlerësime

Marcus Rashford është rikthyer në një nga yjet më të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës. Që prej fillimeve ai është cilësuar si një prej afrimeve ku do të sillte frymën e duhur në ekip.

Sulmuesi erdhi në formë huazimi nga Manchester United ku ka shfrytëzuar në mënyrëm më të mirë hapësirën që është krijuar për të në ekip. Është dashur mungesa e Raphinës dhe e Lamine Yamal që ai të ketë mundësi të tregojë më tej formën e tij më të mirë në skuadër.

Mediat e ndryshme spanjolle e kanë vlerësuar formën e treguar prej tij. Është ambicia e tij dhe profesionalizmi që e kanë shndëruar në një ndër asetet që Barcelona është duke poseduar në skuadër. Po ashtu paraqitja e tij në fushën e blertë është duke dëshmuar një rikthim mjaft të fuqishëm të tij.

Rashford në formën më të mirë në Barcelona, merr vlerësime
Rashford në formën më të mirë në Barcelona, merr vlerësime

Rashford ndër të tjera ka konfurmuar formën në të cilën ndodhet dhe është shprehur se do të jetë i gatshëm për vazhdimin e këtij sezoni. Nisja e tij me dy gola dhe një asis e kanë vendosur atë në listë e lojtarëve që kanë pasur një nisje mjaft të mirë në ekipin katalanas.

Hans Flick e ka vlerësuar më tej lojtarin dhe kjo është parë dhe në minutat që janë vendosur në dispozicion të tij. Minutat në dispozicion shihen pikërisht si besimi që ai ka marrë për të dëshmuar më shumë në fushën e lojës. 27 vjecari është duke përgatitur një lëvizje të përhershme.