Manchester United ka ndërmarrë një hap për të sjellë kështu një lëvizje të rëndësishmë në skuadër. Qëllimi i tyre do të jetë një përforcim sa i përket nënshkrimit me një mbrojtës të djathtë. Në afatin e kalimit të dimrit pritet që të ketë dhe një lëvizje të dëshiruar prej tyre. Lista e përpiluar prej tyre përfshin kështu tre emra nga La Liga. Nahuel Molina, Jon Aramburu dhe Omar El Hilali janë konsideruar si opsionet e duhura për të vazhduar në këtë pozicion.

United i cili është duke hasur vështirësi vazhdimisht e ka konsideruar si një mbritje të rëndësishme për skuadrën e tyre. Mungesa e qëndrueshmërisë në këtë pozicion shihet si pasoja kryesore e pengesave që është duke hasur klubi. Djajtë e kuq janë dujë kërkuar që të bëjnë një nënshkrim të rëndësishëm këtë dimër. Lëvizje e cila është konsidruar dhe shumë më e favorshme nga ana ekonomike. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe lojtarët kanë një cmim shumë më të reduktuar në kalime.
Në listën e tyre është vendosur, Jon Aramburu mbrojtësi i rri i Real Sociedad. Me një klauzolë lirimi prej 60 milion euro ai shihet si opsion që mund të afrohet me skuadrën në këtë merkato. Nahuel Molina është emri tjetër i cili mund të kryejë një kalim. Lojtari 27 vjecari i Atletico Madrid është vlerësuër për formën që ai ka treguar. Omar El Hilal i Espanyol është konsideruar si opsioni i duhur në këtë afrim.



