Guardiola vendos rekord, 250 fitore në Premier Ligë

Guardiola vendos rekord, 250 fitore në Premier Ligë

Pep Guardiola ka mundur të shënojë një fitore historike dhe të shënojë kështu një tjetër hap mjaft të rëndësishëm në karrierën e tij. Fitorja me Brentford dhe pse minimale me një gol të shënuar e mundësoi për të një hap mjaft të rëndësishëm në futbollin anglez. Guardiola u bë trajneri që arrin më shpejt 250 fitore në Premier Ligë.

Katalanasi ka mundur të arrijë këtë rekord pas vetëm 349 ndeshjesh të zhvilluara në krye të Manchester City. Ai ka mundur të vendosë një rekord të rri që premton zhvillime të reja. Prej 2016 ai ka mundur të jetë dominues në futbollin anglez. Duke shënuar kështu një hap të shpejtë në zhvillimin e ekipit dhe shënimin e një rekordi të tillë.

Guardiola vendos rekord, 250 fitore në Premier Ligë
Guardiola vendos rekord, 250 fitore në Premier Ligë

Sir Alex Ferguson, I cili është dhe një ndër legjendat që ka drejtuar Manchester United për të pasur serinë e 250 fitoreve janë dashur për të 404 ndeshje. Arsène Ëenger në drejtimin e Arsenal për të njejtën numër fitoresh është dashur seria e 423 ndeshjesh. Në këtë mënyrë Guardiola është vendosur shumë më herët me numërin e ndeshjeve të zhvillua në shumën prej 250 fitoresh.

Në sfidën me Brentford, City arriti të zhvillojë një lojë mjaft të fortë. Me tre pikë të siguruara ata arrijnë të ngjiten në vendin e pestë. Kështu bëjnë të mundur afrimin dhe më tej të tyre drejt liderit të grupit Arsenal. Ishte Erling Haaland I cili arriti të shënojë golin e vetëm në këtë sfidë, në minutën e 9. Guardiola arrin të ruajë dhe përqindjen e fitoreve më të lartë se cdo trajner tjetër.