Albion Rrahmani javën e 11 të kampionatit cek e nisi si titular në sfidën që Sparta Praga kishte përballë Slavia Pragës. Sulmuesi Kosovar arriti të shënojë një formë mjaft të mirë dhe të ishte protagonist në këtë ndeshje që në minutat e para të zhvillimit të saj. Në minutën e gjashtë ai arriti të shënojë një gol duke e cuar në epërsi ekipin e tij. Edhe pse më pas u anullua duke u cilësuar si pozicion jashtë loje.
Slavia ishte ekipi I cili më pas arriti të kalojë në epërsi mes Vasil Kusej. Edhe pse kjo nuk e stepi aspak Sparta Pragën dhe Rrahmanin për të kërkuar më tej një barazim të shifrave. Në minutën e 30 sulmuesi I Spartës arriti të gjuajë një goditje standarte prej 26 metërsh distancë. Edhe pse ishte një goditje potenciale për të ndryshur shifrat ishte Markovic në portë I cili arriti të ndaljë këtë gjuajtje duke shërbyer për mbrojtjen e portës.

Rrahmani në minutat shtesë të pjesës së parë arriti të ndryshojë rezultatin për ekipin e tij. Ai mundi të barazojë shifrat duke sjellë kështu besimin në ekip se mund të besonin më tej në një ndryshim të tyre. Me këtë gol Rrahmani vendos serinë e gjashtë të tillave në këtë sezon. Cka e bën lojtarin në një prej më të rëndësishmëve në ekip por jo vetëm. Pjesë e elitës së futbollit cek ai ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë dhe të sjellë vazhdimisht një performancë e cila është vlerësuar.



