Disfata e javës së kaluar për Basel është harruar duke u rikthyer në fitoren këtë sfidë.kampionët në fuqi të Zvicrës arritën të siguronin një fitore në udhëtimin e tyre në Servette me një rezultat të thellë 3-0. Ishin sërisht dy futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Albian ajeti të cilët kontribuan duke sjellë një fitore për ekipin.
U deshën vetëm pesë minuta lojë që ajeti të mund të shënojë duke hapur kështu serinë e golave në kampionatin e Zvicrës. Otele brenda pjesës së parë në minutën e 41 arriti të shënojë përsëri duke kaluar në avantazh ekipin. Ishte një gol I shënuar pas një asistimi mjaft të saktë nga ana e Shaqirit. Shaqiri I pozicionuar në zonë arriti të gjejë momentin e duhur për të mundësuar kështu golin e dytë për kampionët e zvicrës.

Otele Ishte pikërisht ai I cili arriti të realizojë sërisht duke cuar shifrat e sfidës në tre gola. Ishte pikërisht dhe goli I fundit I cili vulosi dhe këtë sfidë. Baseli me këtë fitore arriti të sigurojë më tej pozicionin e tretë në tabelë. Me serinë e 15 pikëve ata kanë mundur të jenë vetëm një pikë larg lidërve të tanishëm Thun. Thun deri më tani ka mundur të sigurojë 16 pikë, cka e vendos Baselin në detyrë për të kaluar dhe një herë këtë pengesë të tyre. Kampionët në fuqi në këtë sezon do të kërkojnë të rikonfirmojnë titullin. Po ashtu janë duke u ndeshur dhe në Europa League.



