Barcelona e lirshme pas gjetjes së zvendësuesit Lewandowskit

Barcelona e lirshme pas gjetjes së zvendësuesit të Lewandowskit

Tashmë, barcelona ka hyrë në fazën ku është duke menduar realzisht për një zvendësim të Lewandowskit. Zvendësim I cili do të ndryshojë në tërësi të gjithë reparin ofensiv për katalanasit. Sulmuesi polak është në moshën 37 vjecare, ndaj dhe klubi e ka parë të arsyeshme për një tjetër nëntësh në ekipin e tyre. Qëllimi I tyre në kërkim është një sulmues I cili do të duhet të mbajë peshën e sulmit për vitet e ardhshme.

Barcelona ka tentuar dhe disa herë për të nxjerë në pension futbollistin polak. Por, është konsideruar si periudha më e papërshtatshme që të sjellin një ndryshim të tillë në skuadër. Mediat spanjolle janë ato të cilat venë në dukje se një afrim I rri mund të ndodhë në skuadër. Karl Etta Eyong është sulmuesi I rri 21 vjecar I cili është duke pasur një formë mjaft të mirë në La Liga.

Barcelona e lirshme pas gjetjes së zvendësuesit të Lewandowskit
Barcelona e lirshme pas gjetjes së zvendësuesit të Lewandowskit

Sezoni I shkuar ku ai ka qenë pjesë e Villareal ka qenë mjaft I mirë ku e ka vendosur në qendër të vëmëndjes lojtarin e rri. Tashmë, ai ka mundur të nisë një tjetër sezon me fanellën e Levantes që e bën atë të jetë në listën e lojtarëve që mund të shërbejnë për katalanasit. Janë tetë ndeshje që ai ka mundur të zhvillojë deri më tani. Në ndeshjet e luajtura ka mundur të shënojë pesë gola dhe të shërbejë me tre asistime. Është pikërisht formë që nuk ka si të mos konsiderohet e favorshme për vazhdimin e karrierës në Barcelona.