Achrwf Hakimi ende është duke u cilësuar si një prej lojtarëve të PSG i cili ka një rëndësi të vecantë në ekip. Edhe pse ka mjaft spekulime të ndryshime sa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Real Madrid.
Marokeni ka mundur të zhvillojë një formë mjaft të mirë. Formë që e ka dëshmuar dhe në sfidën e tyre përballë Barcelonës në Champions League. Sfidë në të cilën PSG arriti të rikonfirmojë pozitën e saj si kampione në fitoren 1-2.
Stabiliteti që Hakimi ka treguar në ekip e kanë bërë atë të jetë ndër figurat më qëndrore në ekipin e PSG. Kjo është parë duke qenë se ai ka mundur të mbajë shiritin e kapitenit në disa ndeshje të francezëve. Por, kjo nuk e ka shuar dëshirën e Madrilënëve për ta pasur më afër Hakimin.

Edhe pse largimi i tij nga klubi i bardhë në vitin 2020 ka qenë shkak i një gabimi. Kjo është treguar mjaft qartë në situatën që ai ka mundur të krijojë në ekipin francez duke qëndruar si një prej figurave më të rëndësishme atje. Niveli që ia ka treguar në mbrojtje e bën që të vendoset lehtësisht në mesin e më të mirëve.
Mediat e kanë bërë shumë më të afërt këtë afrim për shkak të miqësisë së tij me Kylian Mbappe i cili konsiderohet si celës që mund ta bëjë më të mundur këtë afrim. Edhe pse një tranaferim i tillë duket i pamundur për shkak të faktit se ai ka një kontratë e cila zgjat deri në 2029 me PSG.



