Rekordi në Serinë A, sa I përket trajnerëve

Rekordi në Serinë A, sa I përket trajnerëve

Seria A ka mundur të thyejë në këtë sezon një prej traditave të tyre më negative. Pasi në tetë vitet e fundit mallkimi që ka ndjekur ekipet ka qenë pikërisht shkarkimi I trajnerëve në fillim të sezoneve. Cka në këtë sezon deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe dëshmon një thyerje të mallkimit të hasur më herët.

Futbolli Italian është I njohur gjerësisht për shkarkimin e trajnerëve dhe zakonisht ka ndodhur deri në pushimin e dytë ndërkombëtar. Ndërsa këtë sezon ku jemi në javën e gjashtë të zhvillimit të Serisë A nuk ka ndodhur një hap I tillë. Të gjithë trajnerët që nisën këtë rrugëtim më herët tashmë kanë mundur të jenë përsëri në stol. Kjo tregon për një qëndresë mjaft të rrallë në klubet e Serisë A.

Rekordi në Serinë A, sa I përket trajnerëve
Rekordi në Serinë A, sa I përket trajnerëve

Është një fazë që për një kohë të gjatë prej sezonit të 2017, Seria A nuk është ndeshur. Në sezonet e mëparshme në këtë fazë ishin pikërisht lëvizje të ndryshme që janë realizuar sa I përket stafit teknik. Kujtojmë krizën që pësoi Roma në sezonin e shkuar në shkarkimin e dy trajnerëve të mëhershëm deri në zgjedhjen e Claudio Ranieri.

Edhe pse dyshime ka pasur dhe në këtë sezon duke qenë se trajneri I Fiorentinës është diskutuar shpesh për t’u vendosur jashtë ekipi. Stefano Pioli, nuk ka mundur të garantojë një formë të mirë për ekipin e tij cka mund të shërbente dhe për një ndryshim. Pavarësisht se ende nuk ka ndhdohur një lëvizje e tillë.