Guehi nën lupën e disa ekipeve, Bayern dhe Real pretendentë

Guehi nën lupën e disa ekipeve, Bayern dhe Real pretendentë

Real Madrid duket se është shndëruar në një prej pretendentëve për të nënshkruar me Marc Guehi. Mbrojtësi anglez nuk është vendosur vetëm nën lupën e Madrilenëve. Por, njhëersh për të kanë shprehur interesimin dhe Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich. Janë ekipet që po monitorojnë më nga afër një mundësi nënshkrimi me lojtarin.

Guehi është një prej lojtarëve I cili në këtë vit mbaron dhe kontratën e tij. Nënshkrimi I tij me Crystal Palace është I vlefshëm deri në 2026, cka ka bërë që disa ekipe të jenë vendosur pas tij. Bayern Munich është një tjetër klub I cili është vendosur pas tij dhe kërkon të konkurojë për të siguruar shërbimin. Qëllimi I tyre është të përfitojnë atë si lojtar të lirë fill pas ecurisë së mundshme të Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae.

Guehi nën lupën e disa ekipeve, Bayern dhe Real pretendentë
Guehi nën lupën e disa ekipeve, Bayern dhe Real pretendentë

Bavarezët duket se janë një hap më përpara këtij bashkimi duke qenë se kanë zhvilluar dhe një seancë bisedimi me lojtarin. Drejtuesit e klubit gjerman e kanë vlerësuar formën e tij dhe e konsiderojnë si një prurje mjaft të nevojshme në ekipin e tyre. Por, nuk do të jenë të vetëm në një hap serioz ndaj tij.

Alonso në drejtimin e Los Blancos është shprehur I gatshëm se dëshiron të sjellë një mbrojtës kalibri në ekip. Dhe mundësia për Guehi e ka bërë drejtuesin që të jetë më kërkues në sigurimin e shërbimit të tij. Cmimi I tij ulur ndjeshëm ka bërë që disa ekipe të vlerësojnë lojtarin si një mundësi mjaft të mirë transferimi. Deri më tani nuk është bërë asgjë e qartë në lidhje me transferimin e mundshëm.