Kombëtarja e Shqipërisë është duke vazhduar më tej seancat e tyre stërvitore për ndeshjet që janë duke e pritur. Tashmë, ekipi do të duhet të udhëtojë drejt Serbisë për këto eleminatore dhe në shtëpi do të presë Jordaninë. Është bërë e ditur se në seancën e fundit stërvitore që është zhvilluar, Silvinho e ka pasur të plotë ekipin në dispozicion. Vetëm, Enea Mihaj është stërvitur I vecuar nga ekipi për të eleminuar më tej lodhjen fizike.
Tashmë, Silvinho është duke sjellë në stërvitje disa teknika të reja duke u vendosur në situate të ndryshme loje dhe përgatitje nga ana teknike. Ardion Pajaziti është I dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi. Për këtë, silvinho ka menduar që hapësira të mbushet me Nazmi Gripshi. Mesfushori do të jetë present në këto ndeshje dhe Silvinho e ka vlerësuar formën e tij mjaft të mirë për të qenë pjesë e skuadrës.

Gripshi është duke u bashkuar me ekipin për të qenë I gatshëm në dy sfidat që pritet të zhvillojë kombëtarja. Seanca e radhës pritet të zhvillohet nesër për të dhënë hapësirën emë shumë përgatitje për ekipin. Silvinho është shprehur ende optimist për këtë sfidë dhe pritet të ketë në favorin e tij dhe ekipin e plotë. Udhëtimi I tyre do të duhet të sjellë një tre pikësh për të besuar më tej në një mundësi në këtë kualifikim të rëndësishëm për shqipërinë.



