Kthehen yje, Dardanët vazhdojnë përgatitjen më tej

Kthehen yje, Dardanët vazhdojnë përgatitjen më tej

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar më tef fazën e saj përgatitore. Ekipi duket se është në një formë mjaft të mirë për sifdat që e presin kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Foda në seancën e fundit stërvitore ka pasur të pranishëm të gjithë grupin e plotë. Kjo ka bërë që të rikthehet dhe më shumë besim në skuadër për të qenë dominues në këtë sfidë.

Lumbardh Devolla është një prej rikthimeve në këtë ndeshje ku do të jetë kështu I gatshëm për të vazhduar më tej. Ai në këtë seancë stërvitore u vendos në një stërvitje I vetëm për të shmangur më tej një lodhje fizike të tij. Stafi teknik në këtë seancë duket se fokusin e tyre kishte aspektin teknik. Theksi kryesor në këtë zhvillim u vendos në tranziscionin e shpejtë që do të duhet të ketë ekipi nga sulmi në mbrojtje.

Kthehen yje, Dardanët vazhdojnë përgatitjen më tej
Kthehen yje, Dardanët vazhdojnë përgatitjen më tej

Atmosfera në skuadër duket se është mjaft e mirë dhe morali I ekipit po ashtu shihet si I favorshëm për të përballuar këto sfida. Bashkimi I tjeve të tjerë në ekip bën që të ketë më shumë besim në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sfide. Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Elvis Rexhbeçaj dhe Arijanet Muric janë emrat që janë bashkuar së fundmi në stërvitjen e Dardanëve.

Foda tashmë me grupin e plotë ka nisur më tej punën e tij për të vazhduar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit. Qëllimi I tyre është fokusi në sfidën e parë që e pret ekipin. Përballja me Slloveninë që është dhe e para do të testojë Dardanët.