Endric nga janari në kërkim nga tre klube të ndryshme

Endric nga janari në kërkim nga tre klube të ndryshme

Endric, I cili në Real Madrid nuk është se ka gjetur hapësirën e duhur pritet të ketë një zhvendosje të tij. Lojtari pritet të shihet si opsion afrimi për tre klube të ndryshme huazimi. Braziliani I cili me mbirtjen e Alonso ishte me shpresën e disa minutave më shumë nuk ka mundur të sigurojë më tej një hapësirë të nevojshme.

Alonso në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se 19 vjecari është duke vazhduar intensivisht stërvitjen. Por, në fushë nuk është se është gjetur hapësira e nevojshme për aktivizimin e tij. Lojtari njëherësh pësoi dhe një dëmim që e vendosje jashtë fushës së blertë për disa kohë. Megjithëse rikuperimi erdhi mjaft shpejt ai nuk ka gjetur aspak mundësinë e mëtejshme në angazhimin e tij.

Endric nga janari në kërkim nga tre klube të ndryshme
Endric nga janari në kërkim nga tre klube të ndryshme

Që prej periudhës së rikuperimit ai ka pasur mundësi që të aktivizohet në pesë ndeshje. Katër prej të cilave në La Liga dhe një në Champions League. Aktivizime që nuk e kanë gjetur si titular lojtarin e rri por është aktivizuar nga stoli. Lojtari I cili është në një formë mjaft të mirë, dhe ka krijuar kështu hapësirën e duhur për vlerësime. Shihet si opsion I mundshëm që gjatë merkatos së dimrit të afrojë dhe ofertat e para për huazim.

Tre janë klubet të cilat janë duke u përfolur si pretendentë të mundshëm në këtë kalim. West Ham, Valencia dhe Real Sociedad shihen si ekipet që mund të marrin shërbimin e brazilianit. Edhe pse ende e pakonfirmuar nga Los Blancos nëse një lëvizje e tillë mund të ndodhë në vazhdim.