Cristiano Ronaldo ishte protagonist në eventin e zhvilluar “Portugal Football Globes”. Cmimi me të cilin ai u nderua në këtë përballje ishte “Prestigo” për devotshmërinë e tij të gjatë në botën e futbollit. Njëherësh dhe për suksesin e arritur gjatë gjithë karrierës së tij. Me ekipin Kombëtar Ronaldo ka mundur të fitojë një seri trofesh. Portugezi ka kontribuar për të shpënë në shtëpi, Kupën e Europës dhe Nations League. Në këtë mënyrë ai është bërë lojtari me përfaqësuesin I cili ka rëndësinë më të madhe në historinë e ekipit.
Gjatë vlerësimit të rëndësishëm, Ronaldo mbajti një fjalim ku u tregua tepër falenderues për cmimin dhe vlerësimin e kontributit të tij. Në 22 vite me këtë fanellë, ai ka mundur të sjellë mjaft trofe për ekipin e tij kombëtar. Ndër të tjera ai shtoi se është emocioni që jep fanella kombëtare. Nëse do të ishte e mundur sipas tij do të kishte bërë një zgjedhje të vetme që ishte Kombëtarja duke lënë kështu angazhimin në cdo klub tjetër. Cristiano e ka konsideruar klumin e karrierës së cdo futbollisti vendosjen e tij në ekipin kombëtar.

Pas ceremonisë ai është përgjigjur dhe interest të gazetarëve për të njohur më shumë mbi të ardhmen e tij. Pas rekordit të 1000 golave të arritur ai shihet se është ende aktiv dhe jep kontributin e tij në ligën Arabe. Nëse do të vazhdojë më tej me angazhimin e tij, ai është shprehur I gatshëm se do e bëjë dhe më tej deri sa të ndihet I pamundur për fushën e lojës. Kjo e vendos në historinë e lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre pavarësisht moshës.



