Kosova do të jetë e gatshme për të zhvilluar një tjetër sfidë në kuadër të këtyre klasifikueseve. Kupa e Botës 2026 është objektiv I dardanëve dhe pse janë të vendosur në një grup ku sipas cilësimeve të FIFAs konsiderohen më të dobëtit. Në shtëpi ata do të presinin Slloveninë për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë dëshirë të tyre.
Ekipi shihet se është mjaft optimist për të siguruar më tej rezultat mjaft të mirë në daljen e tyre. Ata kanë mundur të jenë në vazhdën e nëntë fitoreve në 11 ndeshjeve të fundit cka e bën të besojë për një kualifikim të mundshëm. Po ashtu dhe tre pikët e tyre në shtëpi duket se do të jenë shumë më të arritshme për vetë faktin se kanë mundur të sigurojnë gjashtë triumfe radhazi në shtëpi.

Dardanët duket se kanë një ekip të plotësuar dhe të gatshëm për të shënuar më tej hapa të rëndësishëm për kualifikimin e tyre. Deri më tani ata e dëshmuan dhe me mposhtjen e një ekipi të madh si Suedia. Fitorja e fundit në shtëpi 2-0 erdhi ndaj tyre dhe e bën që të jenë në këtë rritëm për të besuar më tej në vazhdim. Foda I cili ka bërë dhe grumbullimin e ekipit e ka cilësuar si një mundësi të mirë dhe pse sfidat që janë përpara paraqesin vështirësi. Qëllimi I tyre do të jetë për të pasur një tjetër hap të rëndësishëm në historinë e ekipit të rri.



