Foda I bindur për befasi ndaj Suedise, analizë e plotë

Foda I bindur për befasi ndaj Suedise, analizë e plotë

Franco Foda duket se është vendosur në një pozitë mjaft të mirë me drejtimit e Dardanëve. Ai ka mundur të tregojë një anë mjaft të mirë të tyre dhe të bindë për suksesin që mund të arrijë Kosova. Sfida e radhës që e pret ekipin është përballë Suedisë ku, teknku ka treguar se është I gatshëm që të bëjë më të irën me ekipin. Foda ka analizuar stilin e tyre të lojës dhe ka konfirmuar se janë mjaft agresivë në ndërtimin e lojës së tyre.

Ndaj dhe një herë ai ka konfirmuar se do të jetë në fushën e lojës me kundërsulm. Grumbullimin e tyre të fundit ata mundën të mposhtin ekipin me një rezultat 2-0 në Prishtinë. Ndaj dhe në këtë udhëtim ata duken shumë më të bindur për të rimarrë dhe një herë suksesin si pjesë e tyre. Foda theksoi se plani I tyre është I njejtë por I bindur se përpara është një kundërshtar tepër I vështirë.

Foda I bindur për befasi ndaj Suedise, analizë e plotë
Foda I bindur për befasi ndaj Suedise, analizë e plotë

Sfida do të jetë përballë po ashtu lojtarëve të cilët kanë një peshë mjaft të madhe në futbollin europian. Isak, Gyokeres por edhe Elanga janë lojtarë që do të duhet të menaxhohen më së miri nga Foda në këtë udhëtim të tyre. Punë e cila u krye me sukses në shtëpi por presioni I fushës së huaj do të jetë prezent në këtë sfidë.

Mbrojtja e cila sipas Fodës do të duhet të jetë mjaft e mirë dhe e vendosur. Po ashtu e rëndësishme do të jetë dhe një kundërsulm I cili do të sjellë mundësinë e shënimit. Sfida e sotme është vendimtare për Dardanët në këto kualifikuese.