Përballja e dardanëve me Slloveninë, la të kuptohej se kombëtarja është duke sjellë një nivel mjaft të mirë në fushë. Elementët e saj janë pjesë e ekipeve të ndryshme europiane dhe tashmë kanë mundësinë që të bëjnë dhe një përfaqësim mjaft të mirë në kombëtare. Barazimi I tyre në ‘’Fadil Vokri’’ shënoi një tjetër ndeshje pozitive duke dhuruar për ekipin një pikë te vlefshme.
Të vendosur në vendin e dytë të tabelës ata do të jenë në gjendje për të kërkuar kështu një mundësi në kualifikim. Sllovenia në krahun tjetër u ndal në një përpjekje mjaft të mirë të Dardanëve. Dhe pse në ekip ka emra mjaft të njohur si Benjamin Sesko, u arrit të ndalej në mënyrën më të mirë. Muric gardiani I portës tregoi një vlerë mjaft të mirë për Kosovën.

Muriqi në fillim të lojës pati dhe rastin e parë I cili u shndërua dhe në të vetmin kërcënues. Sulmuesi I cili është duke sjellë një formë mjaft të mirë në Mallorca nuk mundi të shënojë për të ndryshuar rrezultatin e ndeshjes. Sesko I cili ishte dhe ylli I Sllovenisë pavarësisht se pati një seri rastesh nuk mundi të realizojë.
Kështu, Kosova mundi të sigurojë një ndër barazimet që janë të vlefshme për ekipin. Dardanët në vendin e dytë do të jenë në gjendje që play off të konsiderohet për ta. Suedia do të jetë ndalesa e tyre e radhës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për të njohur një mundësi tjetër për Kosovën.



