Asllani si titullar në ndeshjen e sotme të Interit

Kristian Asllani është angazhuar shpesh në ekipin ku ai debuton si titullar, një formë e tij e ka lejuar që Inzaghi ta aktivizojë shpesh mesfushorin shqipëtar. Një angazhim është një vlerësim që I bëhët yllit të Kombëtares Shqipëtare I cili ka treguar gjithashtu dhe një formë të shkëlqyer më herët në angazhimet e tij.

Interi do të udhëtojë drejt holandës në këtë përballje kundër Feyenoord, një sfidë e rëndësishme për zikaltërit të cilët tashmë debutojnë në UEFA Champions League si të vetmit në këtë kompeticion prej përfaqësimit nga Seria A. ndaj dhe detyra e mesfushorit shqipëtar është shumë më e rëndësishme në këtë përballje duke shkuar me një peshë shumë më të madhe në supe.

Mediat e ndryshme sportive dhe forumet e ndryshme e kanë vlerësuar së tepërmi angazhimin e Asllanit në Seria A, me një formë të shkëlqyer dhe që ka mundur të mbajë një baraspeshë në lojë. E njohur u bë gjithashtu dhe një bisedë e tij me Barella ku të gjithë aludonin për këshillat që ishte duke marrë mesfushori.

Edhe në këtë përballje të rëndësishme Inzagi do të angazhojë mesfushorin duke I besuar një rol të rëndësishëm, zvendësimi I tij është I drejtpërdrejtë me Calhanogult, një ndër emrat më të spikatur në lojën që zhvillon ekipi I Serisë A, dhe një ndër faktorët kryesorë të Interit do të nidihet si mungesë, duke qenë se në angazhimin e tij të fundit në Serinë A ai shënoi sapo u fut në lojë, një zëvendësim me Asllanin.

Formacioni i mundshëm i Interit I cili po shihet si më I mundur nga Inzagi është: Martinez; Pavard, De Vrij, Açerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Zielinski, Bastoni; Lautaro Martinez, Turam