Jobe Bellingham I cili është transferuar në Borussia Dortmund gjatë kësaj vere duket se do të ketë një qëndrim mjaft të shkurtër atje. Anglezi është vendosur në lupën e dy klubeve angleze për afrimin e tij në këtë kampionat. Ai është identifikuar dhe pritet të afrohet si një prej objektivave të mundshëm në këtë afrim. Edhe pse për të siguruar shërbimin e tij është konsideruar një sfidë e madhe.
Kalimi I tij në kampionatin gjerman nuk ka shkuar në formën më të mirë. Dhe pse pritej të kishte një angazhim në kohë të plotë të tij. Deri më tani ai ka mundur të luajë vetëm 187 minuta në fushën e lojës. Në gjashtë ndeshje të Bundesligës duke cilësuar kështu një formë aspak të mirë të tij. Megjithë se nuk ka pasur ecurinë e duhur atje kjo nuk e ka stepur aspak Ruben Amorim. Drejtuesi I Manchester United e ka konsideruar si opsionin e duhur afrimin e tij. Mesfusha me praninë e tij është konsideruar si një hallkë më e fortë duke menduar mbritjen e tij në ekip.

Crystal Palace është një tjetër klub I cili ka shprehur interesin për afrimin e tij. Bellingham shihet si një opsion I duhur për të vazhduar më tej me përforcimin e ekipit me emra të rrinj. Lojtari ka dëshmuar se potenciali ekziston brenda tij dhe kjo është vlerësuar si një mundësi mjaft e mirë në vazhdim. Në sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Sunderland dhe e dëshmoi formën e tij mjaft të mirë.



