Cristhian Mosquera, I cili është pjesë e kombëtares Spanjolle ka shfaqur një kërkesë të pazakontë. Mbrojtësi I Arsenal I cili ka përfaqësuar kombëtaren Spanjolle në evenimente të ndryshme sa I përket moshave, duket se nuk ka gjetur hapësirën e duhur për të qenë në ekipin e parë. Mungesa e angazhimit të tij dhe dëshira për të qenë pjesë e këtij Botërori që pritet të zhvillohet ka bërë që ai të ndërmarrë një hap.
21 vjecari për të pasur përfaqësimin e tij në Kupën e Botës shihet se ka gjetur një mundësi, duke ndryshuar kombëtaren e tij. Përfaqësimi me një tjetër ekip ka bërë që ai të ndërmarrë një zgjedhje dhe të shohë një opsion më të mirë sa I përket angazhimit të mëtejshëm. Pjesë e U15, U16, U18, U19 dhe U21 ai ende nuk është thirur për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Kjo ka bërë që ai të mendojë një tjetër mënyrë përfaqësimi, e cila ka të bëjë me ndryshimin e kombësisë së tij. Kolumbi duket se është afruar për të sjellë një opsion për afrimin e tij duke ndryshuar kështu këtë opsion. Ylli I Arsenal dhe pse I lindur në Spanjë vjen nga prindër që kanë origjinë Kolumbiane. Kjo na ngjallur kështu mundësinë që ai të ketë një shans për përfaqësim.
Kolumbia duket se dhe më herët ka tentuar për të finalizuar këtë afrim por pa rezultat. Tashmë, konsiderohet si një opsion mjaft I mundur afrimi I tij në ekipin Kolumbia.



