Carlos Eduardo Patetuci është drejtuesi I kombëtares Braziliane U17. Ai ka njofuar më herët se ka bërë dhe grumbullimin e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në grumbullimin e ardhshëm. Skuadra do të jetë e plotë dhe në të do të jetë I grumbulluar një ndër sensacionet më të njohura të momentit. Wendeson Wanderley Santos de Melo, I njohur dhe ndryshe si Dell do të jetë pjesë e ekipit kombëtar. 17 vjecari ka mundur të marrë vëmëndjen e të gjithëve falë formës së tij. Njëherësh ai është krahasuar dhe me norvegjezin Haaland për shkak të karakterit të ngjashëm në fushë.

Kjo kombëtare përfshin të gjithë të lindurit pas 2008, cka sjell një seri lojtarësh që shihen si vërtet e ardhmja e futbollit. Dell është një prej tyre I cili ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë. Ekipi I tij fitoi titullin në Amerikën e Jugut duke shërbyer kështu si një lojtar mjaft I nevojshëm për skuadrën. Ai mundi të krahasohej me Haaland duke shërbyer kështu me një formë mjaft të mirë.
Performance e tij në Kupën e Futbollit Junior të Sao Paulos bëri që të ishte në qendër të vëmëndjes. Në këtë mënyrë ai mundi të shihej si një ndër lojtarët me potencial. Nga ku u diktua për të firmosur dhe një kontratë largimi prej 100 milion euro. Klauzolë që e lidh edhe më shumë me ekipin dhe shihet si një ndër lojtarët që do të kenë ndikim.



