Gazeta Italiane, Tuttosport për cdo vit bën një rankim të lojtarit të rri më të mirë. Një përzgjedhje që vendos kështu se cili prej futbollistëve të rrinj ka mundur të sjellë formën më të mirë. Dhe tashmë është bërë publike lista e kandidatëve që janë në pritje për vendosjen në këtë cmim.
Cmimi daton që prej vitit 2003, dhe fituesi I parë I këtij cmimi ka qenë, Rafael van der Vaart. Vendosja e tij në krye të këtij klasifikimi ka sjellë kështu pasimin me një seri ermash që kanë dominuar ndër vite. Lojtarë të rrinj që falë formës së tyre janë nominuar dhe kanë triumfuar të vendosur në krye të këtij klasifikimi.

Vitin e shkuar ishte Yamal ai I cili arriti të fitojë këtë cmim prestigjoz. Lojtari solli një formë mjaft të mirë cka ndikoi dhe në vendosjen e tij në krye të klasifikimit. Më herët këtë cmim e kanë fituar dhe: Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Anderson, Alexandre Pato, Mario Balotelli, Mario Gotze, Isco, Paul Pogba, Raheem Sterling, Anthony Martial, Renato Sanches, Kylian Mbappe, Matthijs de Ligt, Joao Felix, Erling Haaland, Pedri, Gavi, Jude Bellingham.
Në listën e këtij viti përfshihen: Leny Yoro, Senny Mayulu, Warren Zaire-Emery, Eliesse Ben Seghir, Mamadou Sarr, Ethan Nwaneri, Nico O’Reilly, Archie Grey, Jobe Bellingham, Pau Cubarsi, Dean Huijsen, Kenan Yildiz, Arda Guler, Geovany Moripos, Roota, Franco Mastantuono, Jorrel Hato, Estevao, Victor Froholdt, Aleksandar Stankovic dhe Lucas Bergvall.



